Rreth projektit

Kujtimet në jehonën e konflikteve të armatosura mbeten tejet të kontestuara. Ato nisin të përdoren politikisht, derisa angazhimi kritik me këto kujtime bëhet i domosdoshëm për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Për shkak të shfrytëzimit dhe ndërtimit politik të kujtesës, zhvillohet një kryenarrativë mbizotëruese që i margjinalizon dhe i hesht kujtimet e ndryshme civile me shumëperspektivitetin e tyre.

Narrativa mbizotëruese dhe ajo e historisë zyrtare në Kosovë nuk kontekstualizon veç konfliktin e fundit të armatosur. Ajo nis qysh në antikitetin klasik, për të vazhduar me sundimin e Perandorisë Osmane, e te Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, Jugosllavia Socialiste dhe, më pastaj, rezistenca paqësore e civile (në shkallë shumë të kufizuar). Shumë aspekte të narrativëve përkatëse paraqiten në mënyrë fort konservative dhe të orientuara kah vetja, duke përfshirë njëfarë ndjesie të qëndresës së lavdishme shqiptare militantiste e mashkullore të sakrificës dhe të fitores kundruall armiqve të kohës, si dhe njëfarë ndjesie të besnikërisë dhe të unitetit krahas aleatëve.

Kultura materiale e përkujtimit: shtatoret, përmendoret, lokacionet përkujtimore dhe ngjarjet që riprodhojnë këtë ndjesi të interpretimit, dukshëm dhe gjithmbarshëm kanë zënë hapësirën publike dhe peizazhin publik të Kosovës duke i zëvendësuar ato të mëparshmet (kryesisht kujtesën hegjemoniste serbe e jugosllave). Në anën tjetër, trashëgimia kulturore, monumentet arkitekturale dhe vernakulare si: monumentet arkitekturale katolike/bizantine/ortodokse, monumentet arkitekturale osmane/islame, (sahat)kullat, lokacionet arkeologjike, muzetë, kalatë, shkollat (e vjetra), bibliotekat, shtëpitë e personaliteteve etj. janë lënë me fare pak e hiç përkujdesje institucionale, çka i zhvesh përpara kërcënimeve të kohës, të njerëzimit dhe të interesave politikë e ekonomikë.

Kultura njëdimensionale e përkujtimit e ka përvetësuar sektorin e arsimit dhe është kthyer në të mirëqenë për të rinjtë e vendit, ndërkohë që trashëgimia e kujtesës së kontestuar dhe të largët është lënë pas dore dhe në fatin e kohës.

Kërkesa që kujtesa kolektive të bëhet specifike dhe konstruktive, më parë sesa e dobishme ose e pëlqyeshme, na e ka ndryshuar të kuptuarit tonë shoqëror, politik dhe kulturor mbi veten dhe të tjerët. Trendi i sotëm teknologjik për lifelogging dhe zgjerimi i shpejtë i teknologjive mbështetëse të gjeolokacionit digjital mund ta përshpejtojnë ndryshimin e mënyrave se si i mendojmë, si i modulojmë kujtimet e të kaluarës dhe si angazhohemi me to.

Programi “Kujtesa në Kosovë: trashëgimia e mençur dhe e dokumentuar e kujtesës” dhe kjo ueb faqe synon ta mbledhë, ta centralizojë dhe ta dokumentojë kontekstin e kujtesës në Kosovë nëpërmjet mediave online dhe publikimeve të shtypura. Përdorimi i shtuar i telefonave të mençur, informacioni online dhe mbulesa e gjerë e rrjeteve të internetit tregojnë për një mundësi të madhe të ofrimit dhe shpërndarjes së njohurive që do ta stimulonte zhvillimin dhe do ta përmirësonte arsimin. Nga ana tjetër, katalogët dhe publikimet, si burim i dytë i informacionit, mbushin boshllëqet e mundësisë për ta promovuar historinë, kujtesën dhe trashëgiminë kulturore në një kuptim të reformuar në mesin e të rinjve,  të popullsisë së përgjithshme, të vizitorëve dhe eksploruesve të huaj të kulturës, por edhe të politik-bërësve, autorëve të teksteve, studiuesve, hulumtuesve dhe kritikëve socialë, për t’u angazhuar me kujtesën në mënyrë kritike dhe konstruktive.

Projekti synon të vendosë një kulturë të mbamendjes që bazohet në prova më parë sesa në propagandën politike (siç ka ndodhur deri më tani), duke hulumtuar trashëgiminë e kujtesës së Kosovës dhe duke e përhapur atë nëpërmjet përdorimit të inovacionit dhe të teknologjisë. Gjithashtu paraqet edhe një kornizë alternative metodologjike që ngërthen disiplina të ndryshme (hulumtimin historik, informatikën dhe teknologjinë) për të ofruar të dhëna të sakta historike dhe jo fiktive. Informacioni që gjendet në këtë faqe disponohet edhe si publikim qe mund te shkarkohet në seksionin “Publikimet”.

Falënderime

Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa kontributin e miqve tanë të cilët pa hezitim ndihmuan punën në terren. Faleminderit: Lulzim Hakaj, Nexhmedin Spahiu, Pajtim Pasha, Arbnor Morina, Jusuf Xhibo, Dardan Rashiti, Arianit Rrahmani, Fatos Vraja, Januz Bytyqi & Argjent Hoxha